Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale sot për Kristian Shpendin
Kristian Shpendi vijon të jetë protagonist me fanellën e Çezenës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte përsëri vendimtar, duke shënuar golin që i dha skuadrës së tij një pikë në përballjen ndaj Mantovës, të mbyllur në barazim (1-1). Në sfidën e javës së tretë të “Serinë B”, Shpendi e gjeti rrjetën në minutën e 77-të, duke realizuar me kokë dhe duke rikthyer Çezenën në lojë. Ky ishte një tjetër gol i rëndësishëm për 23-vjeçarin, i cili ka shënuar në të tria javët e para të kampionatit. Një nisje që tregon edhe një herë se Shpendi pritet të jetë një prej pikave kryesore të skuadrës këtë sezon. Përpara startit të ndeshjes, Çezena i rezervoi gjithashtu një moment special sulmuesit shqiptar. Shpendi është ngjitur në kuotën e 50...
Burimi:
vizionplus.tv