Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot më 2 nëntor në Komisionin për Çështjet Ligjore projektbuxhetin për vitin 2027, i cili parashikon për herë të parë shpenzime publike që tejkalojnë 10 miliardë euro. Malaj bëri të ditur se një nga prioritetet kryesore është mbështetja për pensionistët, me dyfishimin e bonusit mujor nga 1 janari dhe indeksimit të pensioneve në muajin prill. Projektbuxheti parashikon gjithashtu mbi 2 miliardë euro investime publike, rritje të fondeve për arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe mbrojtjen sociale, si dhe shtesë pagash për mbi 8,500 punonjës policie. Në paketën fiskale që shoqëron buxhetin, qeveria propozon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8 në 15 për qind dhe të TVSH-së standarde nga 20 në 21 për qind, ndërsa parashikohet normë e reduktuar 6 për...
Burimi:
javanews.al