Nga “Besa” te zjarret, Lamallari zbulon nismat e reja: Njësi e posaçme për krimet mjedisore

Nga “Besa” te zjarret, Lamallari zbulon nismat e reja: Njësi e posaçme për krimet mjedisore

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka sqaruar për opinionin publik zbatimin e platformave të reja sociale, që do të vihen në dispozicion të qytetarëve për administrimin e ankesave të tyre, situatën me zjarret si dhe implikimin e projektit ‘Smart City’ nëpër shkolla. Nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në Klan News me gazetarin Erion Dushi, ministri Lamallari tha se fokusi i qeverisë në këto takime maratontë, ka qenë qasja ndaj qytetarëve dhe zbatimi i projektit ‘Besa’. “Kryeministri prezantoi dhe gjithë platformën dhe mënyrën se si ne duhet t’i qasemi tashmë qeverisjes llogaridhënies, komunikimit me qytetarët në raport me çfarë është prezantuar si radari, si pasqyra Albania, të cilat të gjitha po mblidhen në atë fjalën kyçe që është besa, e cila përkthehet sigurisht në besim të...