Nga Batman te Aslan, bota krijuese e kostumografes Vin Burnham

Nga Batman te Aslan, bota krijuese e kostumografes Vin Burnham

Karriera e kostumografes Vin Burnham është e mbushur me krijime që kanë lënë gjurmë në kinematografi dhe teatër, nga kostumi ikonik i Batmanit të interpretuar nga Michael Keaton, deri te figura e luanit Aslan në produksionin e BBC-së “The Chronicles of Narnia”. Por, mes dekadave të punës në prapaskenat e produksioneve të njohura, ajo ruan edhe një histori të pazakontë nga xhirimet e filmit “Batman”, që për pak sa nuk shkaktoi vonesë në nisjen e tyre. Burnham ishte pjesë e ekipit që krijoi kostumin e Batmanit për filmin e regjisorit Tim Burton, të vitit 1989, me Michael Keaton në rolin kryesor. Më pas, ajo punoi edhe në përpunimin e tij për vazhdimin “Batman Returns”. Ajo kujtoi se në ditën e parë të xhirimeve të filmit...