NGA ANTON KOSTERI – “Do të të kalb në burg”, askush nuk mund ta thotë këtë fjalë…

NGA ANTON KOSTERI – “Do të të kalb në burg”, askush nuk mund ta thotë këtë fjalë…

Në një shtet ligjor, askush nuk ka të drejtë ta thotë këtë fjali. As kryeministri, as ministri, as kushdo tjetër, sado pushtet që të ketë. Burgu nuk është pronë e askujt që ta premtojë apo të kërcënojë me të. Heqja e lirisë së një individi vendoset vetëm nga një gjykatë e caktuar me ligj, duke zbatuar me përpikëri një proces të rregullt ligjor dhe mbi bazën e provave.Nuk e di nëse kjo fjali është thënë apo jo me të vërtetë, pasi ka dy versione që e përjashtojnë njëri-tjetrin dhe nuk më takon të zgjedh mes tyre. Por pikërisht për këtë arsye çështja është e rëndë në të dyja rastet.Nëse është thënë, kemi të bëjmë me një ide të rrezikshme për të gjithë strukturën shtetformuese: që...