MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë 3 nëntor 2026…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se kushtet atmosferike gjatë ditës së martë pritet të jenë të paqëndrueshme. Temperaturat do të variojnë nga 4 gradë Celsius, vlera minimale e parashikuar në qarkun e Dibrës, deri në 19 gradë Celsius, vlera maksimale në qarqet e Beratit dhe Sarandës.Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale kthjellimesh.Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme, me intensitet të ulët, si dhe shtrëngata afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit, duke filluar që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e pasdites. Në relievet malore në lindje, në lartësitë mbi 1000 metra, parashikohen reshje të dobëta dëbore.Pas orëve të pasdites, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash,...
Burimi:
sarandanews.com