Dështojnë planet për hotelet në Palasë e Dhërmi, Korporata e Investimeve anulon tenderin për mungesë ofertash
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Korporata e Investimeve Shqiptare ka anuluar procedurën për përzgjedhjen e partnerit privat që do të zhvillonte dy struktura akomoduese në Palasë dhe Dhërmi, në këmbim të ndërtimit të një qendre të re shërbimesh publike në bregdetin e Jugut. Shkak për anulimin është bërë numri i pamjaftueshëm i aplikimeve të dorëzuara në fazën e parë të konkurrimit, sipas njoftimit të publikuar nga Korporata. Afati për shprehjen e interesit nga investitorët ishte 28 tetori. “Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të aplikimeve të dorëzuara për Fazën I të procedurës konkurruese”, thuhet në njoftimin e anulimit, ku saktësohet se procedura nuk do të vijojë në fazën e përzgjedhjes së partnerit privat. Projekti “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” është konceptuar si një marrëveshje zhvillimi me sipërmarrjen private,...
Burimi:
zeri.ai