Gabimi i Gogut, fushata e Veliajt
Nga Baton Haxhiu Zgjedhjet janë shpallur dhe beteja për Tiranën ka filluar. Vizita e ministrit i dha Veliajt mundësinë ta zhvendosë përballjen nga akuzat për korrupsion te pretendimi për përndjekje politike. Debatet e mbrëmshme televizive u morën gjatë me atë që Erion Veliaj thotë se i ka thënë Toni Gogu. U diskutua ora e vizitës, miqësia, kërcënimi i pretenduar dhe mohimi i ministrit. Por mbeti më pak e shpjeguar çështja kryesore. Çfarë kërkon të arrijë Veliaj duke e publikuar këtë letër pikërisht tani, kur zgjedhjet janë shpallur dhe Partia Socialiste duhet të përgatitet për betejën e Tiranës? Mua versioni i Veliajt nuk më bind. Megjithatë, mosbesimi ndaj tij nuk e çliron ministrin nga përgjegjësia për ta shpjeguar vizitën. Një ministër duhet ta dijë se paqartësia...
Burimi:
kohajone.com