Neymar iu përgjigjet provokimeve: “Edhe pa një gju, luaj më mirë se e gjithë skuadra juaj”
10 Shtator 2026 14:22 Alfred Lleshi Neymar është rikthyer në qendër të vëmendjes, edhe pse këtë herë jashtë fushës. Sulmuesi i Santos, i dëmtuar dhe mungues në fitoren 2-0 ndaj Atlético Mineiros, në ndeshjen e parë çerekfinale të “Copa Sudamericana”, pati një përplasje verbale me disa tifozë kundërshtarë në “Vila Belmiro”. I ulur në një “skybox” dhe duke ndjekur ndeshjen, braziliani u provokua nga tifozët e “Galo”. Në një video që u bë “virale” në rrjetet sociale, Neymar iu përgjigj: “Unë, edhe pa një gju, luaj më mirë se e gjithë skuadra juaj”. Nuk dihet se çfarë i thanë tifozët përpara reagimit të tij, por deklarata e ish-yllit të Barcelonës dhe PSG-së u përhap me shpejtësi. Neymar po rikuperohet nga një dëmtim në kofshën e djathtë....
Burimi:
telesport.al