Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
New York eliminon kampionët në fuqi të Boston, siguron finalet në Konferencën e Lindjes pas 25 vitesh
👁2802
New York Knicks është skuadra e dytë finaliste play off në Konferencën e Lindjes në NBA. Ata eliminuan kampionët në fuqi të Boston Celtics, duke fituar 4-2 me ndeshje. Në gjysmëfinalen e gjashtë luajtur sot në New York, ekipi vendës triumfoi 119-81, duke dërrmuar një rival që nuk pati asnjë shans të fitojë, sidomos pas dëmtimit të Tatum pak ditë më parë. Ndeshja u dominua nga nju-jorkezët, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Brunson 23 pikë, Bridges 22 pikë e Towns 21 pikë). Te Boston mungoi lojtari-lider. Në finalet e Konferencës së Lindjes, ekipi i New York rikthehet...