“Netflix” hyn fuqishëm në futboll, siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë të 104 ndeshjet

“Netflix” hyn fuqishëm në futboll, siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë të 104 ndeshjet

Netflix po zgjeron aktivitetin në botën e futbollit, pasi ka siguruar të drejtat ekskluzive të transmetimit të Kupës së Botës 2030 për Spanjën dhe Andorrën. Kjo shënon një hap të rëndësishëm për platformën, e cila për herë të parë do të transmetojë një kompeticion madhor ndërkombëtar të futbollit për meshkuj. Sipas njoftimit të kompanisë, Netflix do të ofrojë transmetim të drejtpërdrejtë të të 104 ndeshjeve të turneut për audiencën në të dyja vendet. Kupa e Botës 2030 do të shënojë 100-vjetorin e organizimit të kompeticionit. Spanja do të jetë një nga vendet pritëse, së bashku me Portugalinë dhe Marokun, ndërsa Argjentina, Paraguai dhe Uruguai do të presin disa ndeshje në kuadër të festimeve për këtë përvjetor. Platforma ka bërë të ditur se mbulimi do të...