Netanyahu mund të largohet, por çfarë do të ndryshojë për palestinezët? (Analiza që ngre pikëpyetje)
Shkrimtari hebre amerikan Nathan Thrall, fitues i çmimit Pulitzer në vitin 2024, beson se zgjedhjet në Izrael nuk do të sjellin një ndryshim thelbësor në politikat ndaj palestinezëve. Sipas tij, gara elektorale është përqendruar te një pyetje kryesore: nëse Benjamin Netanyahu do të qëndrojë në pushtet apo do të zëvendësohet nga opozita. Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, autori i librit “Një ditë në jetën e Abed Salamas” argumenton se koalicionet kryesore politike në Izrael kanë qëndrime të ngjashme për Gazën, Bregun Perëndimor dhe krijimin e një shteti palestinez. Sipas Thrall, ndryshimi kryesor në rast të fitores së opozitës nuk do të jetë përmbajtja e politikave, por mënyra se si ato do të perceptohen nga vendet perëndimore. Opozita mund të marrë më shumë...
Burimi:
javanews.al