Nesër paketa fiskale në Kuvend, transporti publik në protestë: Urbanët do të filloj në orën 08:00
foto ilustruese TIRANË-Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë lajmëruar se ditën e nesërme transporti publik në të gjitha qytetet e vendit do të filloj në orën 08:00 dhe jo në orën 05:30 siç funksion gjithmonë. Në një kërkesë drejtuar mediave, shoqatat bëjnë të ditur se vendimi vjen në shenjë proteste ndaj rritjes së propozuar të normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, përmes Paketës Fiskale dhe Projektbuxhetit 2027. Rritja e TVSH sipas tyre do të sjellë shtrenjtimin e biletave dhe një barrë shtesë financiare për qytetarët. Deklarata e plotë: Në prag të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, më 26 nëntor 2026, ku është parashikuar votimi i Paketes Fiskale dhe Projektbuxhetit të Shtetit për vitin 2027, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata...
Burimi:
zeri.ai