“Nesër më shumë!”/ Qytetarët mbyllin protestën para Kryeministrisë, por paralajmërojnë se revolta do të vijojë
Protesta e kësaj të diele në Tiranë është mbyllur pas disa orësh tubimi para Kryeministrisë, ku qytetarët vijuan të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Reshjet e shiut nuk i penguan protestuesit të qëndronin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe klasës politike. Gjatë tubimit u dëgjuan sloganet “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”. Protestuesit drejtuan gjithashtu thirrje kundër Policisë së Shtetit, duke e akuzuar për mbrojtjen e politikës dhe jo të qytetarëve. Në përfundim, pjesëmarrësit u larguan nga zona, por paralajmëruan se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Mesazhi i tyre në mbyllje ishte i qartë: “Nesër më shumë!”.
Burimi:
gijotina.com