“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

Pedagogu Rezart Prifti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, u përfshinë në një debat mbi faktin nëse PD-ja është gati të marrë në dorë qeverisjen e vendit nëse kryeministri Edi Rama jep dorëheqjen. Debati i zhvilluar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN: Rezart Prifti: E zëmë se Rama çohet nesër në mëngjes dhe jep dorëheqjen. Por, e lë me amanet të plotfuqishëm që gjithë këtë ngrehinë që unë kam ngritur për 13 vjet ta marrë Partia Demokratike ekskluzivisht. Tani kam një pyetje për ty si përfaqësues i Partisë Demokratike. Unë si popull, kur mendoj që do vijë Partia Demokratike në pushtet, duhet të krijoj nga ana vizuale kush është Partia Demokratike. Domethënë, kush do merret me financat...