“Nëse na sulmojnë, do të luftоjmë!”/ NATO i dërgon mesazh Moskës

“Nëse na sulmojnë, do të luftоjmë!”/ NATO i dërgon mesazh Moskës

Komandanti i Lartë i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, deklaroi se Aleanca nuk synon konflikt me asnjë vend, por do të reagojë ushtarakisht në rast të një sulmi ndaj cilitdo prej anëtarëve të saj. Mesazhi u përcoll gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë, më 12 tetor, në një periudhë tensionesh të shtuara në Evropë. “NATO nuk kërkon luftë me askënd. Por askush të mos e interpretojë faktin se NATO është një aleancë mbrojtëse si dobësi. Nëse dikush është aq i marrë sa të na sulmojë, ne do të luftojmë”, deklaroi Grynkewich. Gjenerali theksoi se objektivi i Aleancës është të sigurojë që çdo sulm ndaj një vendi anëtar të dështojë. Gjatë fjalimit, ai shpjegoi edhe qasjen që NATO do të ndiqte...