Burimi:
Sportekspres.com

“Nëse ka një ekip që mund të përmbysë 3-0, është Reali”, Lukas Vaskezi beson: Në “Bernabeu” gjithçka mund të ndodhë
👁4292
Real Madridi ka marrë një humbje të thellë 3-0 kundër Arsenalit. “Topçinjtë” kanë dominuar lojën dhe kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Por Lukas Vaskezi vazhdon të besojë te përmbysja e rezultatit. Lojtari spanjoll ka deklaruar pas ndeshjes se në “Santiago Bernabeu” mund të ndodhë gjithçka. “Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë. Nuk ishim në lartësinë e këtyre eleminatoreve. Ishim inferiorë në shumë faza të lojës. Kemi shpresa që mund ta kthejmë. Nëse ka një ekip që mund të përmbysë një humbje 3-0, ai është Reali i Madridit. Në stadiumin tonë, me njerëzit dhe tifozët tanë gjithçka...