Nëse është kështu, Evis Sala duhet të flasësh!
Nga Mentor Kikia/ Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala dha dorëheqjen. Prej disa ditësh kjo ishte përfolur në media. Po ashtu ishte përfolur edhe shkaku. Sipas supozimeve, ajo ka refuzuar të hedhë firmën mbi një projekt-ligj. Bëhet fjalë për një “projekt” për krijimin e një agjencie private që do të përqëndrojë të gjithë procedurat e blerje – magazinim - shpërndarje, të ilaçeve, paisjeve mjeksore dhe çdo produkti tjetër që shërben në sistemin shëndetësor shqiptar. Duke shmangur kështu garën dhe tenderat në këtë sektor, e duke e lënë kontrollin e furnizmit në një dorë të vetme. Opozita aludon se ky biznes gjigand, që praktikisht është një Ministri Shëndetësie private, do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi...
Burimi:
syri.net