Nepali përjeton një tjetër ditë makthi, përmbytje katastrofike! Uji merr me vete dhjetëra shtëpi, evakuohen banorët
Rreth 35 deri në 40 shtëpi dyshohet se janë marrë me vete nga një vërshim i menjëhershëm në rrethin Gorkha, në Nepalin qendror. Vërshimi në lumin Budhi Gandaki, në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkaktoi dëme të mëdha në komunat rurale Chumnubri dhe Dharche, duke marrë me vete shtëpi, ura dhe infrastrukturën e një projekti hidroenergjetik. Gazeta lokale The Kathmandu Post raportoi se gjithashtu u përmbytën vendbanime dhe u rrezikuan shtëpi të tjera. Ministri i Punëve të Brendshme, Sudan Gurung, tha se vërshimi kishte marrë me vete edhe urën që lidh Nyakchetin me Philim Bazaarin, në njësinë Chumnubri-3. Helikopterët u angazhuan në operacionet e shpëtimit, shpërndarjen e ndihmave dhe evakuimin e banorëve, ndërsa niveli i lumit vazhdonte të rritej. Policia e Nepalit, Forca...
Burimi:
javanews.al