Nëntori i historisë dhe i kujtesës kombëtare
Nga Selam Sulejmani Kryeministri i parë i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, për ministër të Luftës, përkatësisht ministër të Mbrojtjes, e emëroi Mehmet pashë Derallën nga fshati Gradec i Pollogut. Ky emërim historik përbën një dëshmi të qartë se shteti shqiptar, që në ditët e para të ekzistencës së tij, e kishte kuptuar rëndësinë e përfshirjes së personaliteteve nga të gjitha trevat shqiptare, në ndërtimin e institucioneve shtetërore. Shteti amë – Shqipëria, në nëntor të këtij viti shënon 114-vjetorin e mëvetësisë së saj. Njëqind e katërmbëdhjetë vjet histori, sakrifica, përpjekje, sfida dhe arritje të cilat dëshmojnë për rrugëtimin e një kombi që, pavarësisht rrethanave të vështira historike, nuk hoqi dorë nga aspirata për liri, dinjitet dhe...
Burimi:
kultplus.com