Nëntë vite Reformë në Drejtësi: 805 magjistratë nën veting, sfidë plotësimi i vakancave në sistem

Nëntë vite Reformë në Drejtësi: 805 magjistratë nën veting, sfidë plotësimi i vakancave në sistem

Një nga reformat më të rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, ajo në drejtësi, mbush më 22 korrik plot 9 vite. Përmes kësaj reforme u hap rruga për verifikimin e thelluar të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të sistemit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në total, 805 subjekte u përfshinë në procesin e rivlerësimit; prej tyre, 268 u shkarkuan nga detyra, ndërsa 105 të tjerë u tërhoqën vetë, duke shmangur përballjen me vetingun. Gati gjysma e subjekteve të rivlerësuara, saktësisht 373 nga 805, e kaluan me sukses vetingun dhe u konfirmuan në detyrë. Komisioneri Publik ishte institucioni që...
Burimi: Javanews.al