Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra në pranga 20 vjeçari që porositi drogë në SHBA, teknika që përdorte me kartat e ID të humbura
Nga Esido Barkaj Një tjetër operacion është finalizuar nga Antidroga e Tiranës ku është goditur një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike të nisura nga SHBA-të drejt vendit tonë. Dorian Sinani, 20-vjeç është prangosur nga blutë e Tiranës si autori i dyshuar që ka porositur afro 5 kg kanabis me përqindje të lartë THC nga Amerika drejt Shqipërisë, drogë që më pas i riu do ta shiste në doza më të vogla. Porosija e nisur nga kontinenti i largërt ishte ndarë në 8 pako në total. Burime bëjnë me dije se Antidroga e Tiranës prej më shumë se 2 javësh e ka mbajtur nën vëzhgim të gjitha lëvizjet e Dorian Sinanit, autor i dyshuar për porositjen e kanabist me përqindje të lartë THC nga...
Burimi:
vizionplus.tv