Nën sanksione amerikane/ Zvonko Vesellinoviq udhëton me avion drejt Turqisë përmes Sarajevës
Zvonko Vesellinoviq, biznesmen nga veriu i Kosovës, i cili është nën sanksione amerikane për shkak të akuzave për krim të organizuar, ka udhëtuar drejt Turqisë përmes Bosnje e Hercegovinës, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime të sigurisë në Bosnje. Sipas burimeve të REL-it, ai u largua nga Bosnje e Hercegovina në orët e hershme të mëngjesit të 11 nëntorit, duke përdorur pasaportë serbe. Ai fluturoi nga Sarajeva drejt Stambollit. Arsyet e largimit të tij nga Serbia dhe udhëtimit drejt Turqisë nuk dihen. Me aq sa dihet, aktualisht ndaj tij nuk është duke u zhvilluar ndonjë procedurë penale në Serbi. Largimi i Vesellinoviqit vjen rreth dy javë pas ndryshimit të pushtetit në Serbi, si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit. Megjithëse qeveria e...
Burimi:
syri.net