“Neighbours / From MotherLand” mirëpritet me duartrokitje në Prishtinë
Premiera e shfaqjes “Neighbours / From MotherLand” është prezantuar në Prishtinë para një salle të mbushur në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Sipas njoftimit të Baletit Kombëtar të Kosovës, shfaqja është produksion i përbashkët mes Baletit Kombëtar të Kosovës, Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë dhe International Dance Festival of Tirana. Koreografia e Brigel Gjokës dhe Rauf “RubberLegz” Yasit u prit ngrohtësisht nga publiku, i cili në përfundim të shfaqjes e përcolli premierën me duartrokitje të gjata. Baleti Kombëtar i Kosovës ka falënderuar publikun e Prishtinës për pjesëmarrjen dhe mbështetjen./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com