Në Zagreb promovohet libri për jetën dhe veprën e Nënë Terezës
Në kuadër të Javës së Kulturës Shqiptare në Kroaci, në Qendrën Kulturore Shqiptare në Zagreb u zhvillua një ngjarje e rëndësishme kulturore, promovimi i librit “Nënë Tereza”, kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë së kësaj figure të jashtëzakonshme të njerëzimit. Ky aktivitet i organizuar nga Unioni i Shqiptarve në Kroaci, mblodhi personalitete të jetës diplomatike dhe kulturore, të cilët përmes fjalës dhe reflektimeve të tyre sollën në vëmendje figurën e Nënës Terezë, simbolin e dashurisë së pakushtëzuar, humanizmit, përkushtimit dhe shërbimit ndaj njerëzve në nevojë. Për librin dhe figurën e Nënës Terezë folën: Martin Berishaj, Ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë; Don Rikardo Lekaj, Vikar i Përgjithshëm i Ipeshkvisë së Poreçit dhe Pulës; Don Marijan Lorenci, misionar; dhe Don Ndue Ballabani, autor i librit...
Burimi:
kultplus.com