Në Prishtinë promovohet monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve” e autores Mimoza Hasani Pllana

Në Prishtinë promovohet monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve” e autores Mimoza Hasani Pllana

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, në një ngjarje të organizuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë, u promovua monografia “István Schütz: Miku hungarez i shqiptarëve”, e autores Mimoza Hasani Pllana, kushtuar jetës dhe veprës së albanologut të shquar hungarez, i cili për dekada të tëra kontribuoi në studimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. Në promovim, krahas autores, me kumtesat e tyre u paraqitën akademik Bardh Rugova, redaktor i monografisë, historiani dhe albanologu hungarez prof. dr. Krisztián Csaplár-Degovics dhe Gergely Schütz, djali i albanologut. Në aktivitet morën pjesë edhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, akademik Rexhep Ismajli dhe botuesi Bujar Hudhri, ndërsa ngjarja u moderua nga Arbër Selmani. Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori i Hungarisë në Kosovë,...