Në prak të 80 vjetorit të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” (1)

Në prak të 80 vjetorit të “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” (1)

KOSOVA DHE VISET E TJERA SHQIPTARE NË RRETHANAT E SHKATËRRIMIT TË JUGOSLLAVISË SË VERSAJES (1) Nga Jusuf Buxhovi Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste si dhe ngjarjet që pasuan nga prilli i vitit 1939 e deri te shtatori i atij viti, kur Gjermania e Hitlerit hyri në Poloni me çka praktikisht filloi Lufta e Dytë botërore, nuk ishin tjetër pos një uverturë e konceptit nazifashist për krijimin e një aleance botërore ky do të përfshiheshin edhe vendet tjera. Natyrisht se në këtë rrugë, Berlini kërkonte të përfshinte edhe Jugosllavinë e Versajës, e cila paraqitej si një faktor i rëndësishëm në Europën Juglindore, veçmas pas zbarkimit të Italisë fashiste në Shqipëri. Nën trysninë e këtyre zhvillimeve ishte edhe marrëveshja e Hitlerit me Stojadinoviqin e 27 marsit...