Në pikun e vapës Saranda prej tre ditësh pa ujë, qytetarët nuk marrin asnjë përgjigje

Në pikun e vapës Saranda prej tre ditësh pa ujë, qytetarët nuk marrin asnjë përgjigje

Furnizimi me ujë, sidomos në këto ditë më temperatura përvëluese është një domosdoshmëri. E kundërta raportohet në një nga lagjet në Sarandë. Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e Dosja.al situatën e mungesës së ujit në Sarandë në lagjen “Koder”. Sipas mesazhit të mbërritur në redaksinë tonë, lagjia “Koder” prej tre ditësh nuk furnizohen me ujë. Qytetarja ka bërë me dije se janë ankuar tek ujësjellësi por drejtori nuk gjendet aty. Ajo shton se i kanë telefonuar por askush nuk përgjigjet. Në një situatë të tillë denoncuesja kërkon zgjidhje dhe se nuk dinë ku të kërkojnë më për tu ankuar...