Në një intervistë për BBC-në, Earl Spencer këmbëngul në rrëfimin për Charles

Në një intervistë për BBC-në, Earl Spencer këmbëngul në rrëfimin për Charles

Earl Spencer, vëllai i Princeshës Diana, ka reaguar publikisht pas polemikës së krijuar rreth një episodi të përshkruar në librin e tij të ri, duke këmbëngulur se fjalët që ai i atribuon Mbretit Charles III pas vdekjes së Dianës janë pikërisht ato që, sipas tij, janë thënë gjatë një bisede telefonike mes tyre. Në një intervistë ekskluzive për BBC-në, të zhvilluar në pronën e familjes Spencer në Althorp, ai foli për telefonatën që, sipas rrëfimit të tij, kishte ndodhur në ditët pas vdekjes së Princeshës Diana në vitin 1997. Në librin e tij, Earl Spencer pretendon se atëherë Princi i Uellsit i kishte thënë, gjatë një debati lidhur me pjesëmarrjen e Princave William dhe Harry në procesionin funeral të nënës së tyre: “Do ta harrojmë...