Burimi:
Sportekspres.com

Në Madrid kanë nisur mobilizimin për ndeshjen e kthimit, Rodrigo: Janë edhe 90 minuta në “Bernabeu”, deri në finale
👁2646
Reali i Madridit mori një humbje të rëndë mbrëmjen e djeshme. Gjiganti spanjoll u mposht me rezultatin e thellë 3-0 nga Arsenali. Por në kampin madrilen kanë nisur mobilizimin për ndeshjen e kthimit. Rodrigo ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”, ku thekson se janë edhe 90 minuta për t’u luajtur në “Santiago Bernabeu”. “Mbeten edhe 90 minuta në “Bernabeu”! Po i drejtohemi një jave me punë të fortë, dhe si gjithmonë, deri në finale”, ka shkruajtur Rodrigo./Sport Ekspres/