Në luftë me kohën, Partizanit i përsëritet situata

Në luftë me kohën, Partizanit i përsëritet situata

Partizani do të nisë stërvitjen nesër, më 25 korrik, pas një jave pushimesh që pasuan eliminimin zhgënjyes ndaj Kaljus në Ligën e Konferencës. Klubi kishte vendosur paraprakisht këtë datë për rikthimin, por ndërkohë gjendet në një situatë të vështirë, akoma pa trajner dhe me kohën që nuk është në anën e tij. Në pritje të emërimit të timonierit të ri, Fation Muhameti do të drejtojë përkohësisht skuadrën në seancat stërvitore. Ai pritet të mbajë kontrollin e programit, ndërkohë që merkato për sezonin e ri vijon. Situata aktuale nuk është hera e parë që ndodh. Në vitin 2022, Partizani shkarkoi Dritan...