Në kundërshtim të paketës “antidhunë”, studentët çojnë Ramën në Kushtetuese
foto ilustruese TIRANË- Studentët kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese 3 ankime kundër akteve të miratuara nga qeveria pak ditë më parë. Konkretisht: bëhet fjalë për aktin që parashikon kufizime për protestat dhe kompetenca shtesë për policinë; akti që përcakton përgjegjësi solidare për organizatorët e protestave për dëmet e shkaktuara nga të tjerët; si dhe aktin që lidhet me krijimin e një regjistri policor dhe masat për kufizimin e lëvizjes jashtë vendit. Sipas kërkesës së tyre, studentët i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese që tre ankimet të shqyrtohen me përparësi dhe të pezullohet zbatimi i masave të kundërshtuara deri në marrjen e një vendimi përfundimtar Njoftimi i plotë: Sot, më 5 nëntor 2026, në orën 14.00, do të jemi përpara Gjykatës Kushtetuese për të depozituar tre ankime...
Burimi:
zeri.ai