Në kërkim të Vlorës…
Nga Skënder Minxhozi/ Të Vlora Hysenit, të kuptohemi. Dhe më konkretisht se kaq, jo të personit, por të institucionit që ajo drejtoi për vite me radhë, Shërbimit Infomativ Shtetëror. E kërkojmë këtë aset të fuqishëm e delikat të shtetit tonë që të jetë në krye të punës në këto orë dramatike që po kalon vendi, e të na ndriçojë për një situatë e cila tashmë me flamengot s’ka asnjë lidhje, por nuk ka as me qytetarët e thjeshtë dhe as me vetë studentët pas të cilëve fshihet. Anarkia, zjarri e flakët kanë pushtuar rrugët e Tiranës e të gjithë ne pyesim me vete se cili qëndron pas gjithë kësaj çmendurie kolektive, ku vandalë pa fytyrë dhe pa emër kanë thyer bankat, bizneset private, firmat celulare...
Burimi:
javanews.al