Në kërkim si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 53-vjeçari ukrainas

Në kërkim si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 53-vjeçari ukrainas

Një 53-vjeçar ukrainas i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike dhe si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar në aeroportin e Rinasit. Arrestimi u krye pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe Njësisë së Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Njoftimi i Policisë: Njësia e Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në sajë të shkëmbimit në kohë reale të informacionit me Njësinë e Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, arrestuan shtetasin: S., 53 vjeç, shtetas ukrainas. Ky shtetas u arrestua nga shërbimet e Policisë, në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit....