Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk
Policia greke ka arrestuar 3 të rinj 19, 21 dhe 22 vjeç, në aksin Kalamata-Pylos në Meseni, të cilët rezultuan të ishin klandestinë. Gjatë kontrollit të makinës u gjetën edhe 14.7 gramë kanabis, pak kokainë si dhe dokumentet e tyre të falsifikuara të identifikimit. Por 19-vjeçari turk rezultoi se ndodhej në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria, i akuzuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje. I riu është autori i plagosjes me armë zjarri të 36-vjeçarit turk Halil Uçar, ngjarje e ndodhur në mars të këtij viti në Sauk. Në momentin e plagosjes, ata kanë qenë në tavolina të ndara në një lokal dhe në kate të ndryshme. Autori, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë, është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar...
Burimi:
gijotina.com