Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje/ Arrestohet në Greqi 51-vjeçari, pritet ekstradimi
👁12112
Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë, pjesëtar i një grupi kriminal. Sipas Policisë së Shtetit, është arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç. “Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin...