Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Në hetim për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK i komunikon sot akuzat edhe Ajola Xoxës
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj, Maks Haxhia. Burime zyrtare bëjnë me dije se Xoxa do të njihet sot me akuzat që rëndojnë mbi të, në kuadër të hetimeve të thelluara për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash, ku është përfshirë edhe bashkëshorti i saj dhe disa biznesmenë. SPAK pritet t’i komunikojë zyrtarisht akuzën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të kërkohet masa e ndonjë ndalimi apo garanci pasurore në vijim të procedurave. Ky zhvillim vjen një ditë...