Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Në fund, djemtë e mirë…” Pique bën reagimin pikant pas fitores në Kupën e Mbretit
👁10002
27 Prill 2025 11:08 Telesport Gerard Pique mendon se lojtarët e Barcelonës janë “djemtë e mirë”, kurse ata të Real Madridit “djemtë e këqinj”. Pas fitores në kohën shtesë të katalanasve me Real Madridin në finalen e Kupës së Mbretit (3-2), Pique postoi një mesazh në rrjetin social X: “Në fund, djemtë e mirë fitojnë gjithmonë”. Kjo deklaratë vjen pas një prej finaleve më problematike dhe të diskutueshme të viteve të fundit. Ka shumë për të folur për mënyrën sesi rrodhi ndeshja, por Pique u mjaftua me reagimin e tij pikant.