Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Në ditën e sotme të vitit 1358 është themeluar Republika e Raguzës/Dubrovnikut
Jahja Drancolli Në ditën e sotme të vitit 1358 është themeluar Republika e Raguzës/Dubrovnikut (Respublica Ragusina), e cila gradualisht do të zotëron të gjitha atributet e shtetësisë, territorin, stemën, flamurin dhe sistemin e vet monetar. Periudha në të cilën Republika arriti kulmin e saj zgjati deri më 31 janar 1808, kur forcat okupuese të Napoleonit e shfuqizuan zyrtarisht atë!Territori i Republikës së Raguzës zotëronte 1092 km². Qyteti ishte i banuar me 5.000-10,000, dhe në territorin e të gjithë Republikës rreth 35-45,000 banorë, ndërsa deri 10% ishin arbër. Sistemi juridiko-shtetëror legjitimoi sistemin aristokratiko-republikan, i cili nuk ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme deri në rënien e Republikës. E gjithë pushteti në Qytet dhe në Republikë ishte në parim në duart e Këshillit të Madh (Consilium Maius), kuvendi...