“Në dhomat e Rognerit, takime me agjentë serbë”/ Klodiana Lala reagon pas akuzave të Vlora Hysenit

“Në dhomat e Rognerit, takime me agjentë serbë”/ Klodiana Lala reagon pas akuzave të Vlora Hysenit

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka reaguar pas deklaratave të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila iu drejtua me një mesazh të koduar teksa dilte nga ambientet e SPAK. Gjatë momentit kur Lala po e pyeste Hysenin lidhur me komunikimet e saj me biznesmenin Ergys Agasi, ish-drejtoresha e SHISH iu drejtua gazetares me pyetjen: “Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?”. Deklarata u bë në hyrje të SPAK-ut dhe nuk shoqërohet në materialin e publikuar me prova për pretendimin e ngritur. Duke reaguar në një lidhje live për News24, Lala e cilësoi deklaratën si një kundërsulm ndaj gazetarëve dhe tha se ajo përmbante një akuzë të fortë, të cilën e konsideroi edhe si shantazh. “Se për cilat...