“Në Champions dua Realin e Madridit”- Lamine Yamal rrëfehet: Ja çfarë më ndryshoi jetën! Bayern dhe PSG…
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur gjerësisht për karrierën e tij, futbollin dhe objektivat me klubin katalanas në një intervistë për programin “Universo Valdano”. 18-vjeçari u ndal te tema të ndryshme, nga rivaliteti me Real Madridin dhe racizmi në futboll, te Lionel Messi dhe një episod me ish-kapitenin e Barcelonës, Sergio Busquets. Duke folur për “El Clásico”, Yamal tregoi se dëshiron që Barcelona të përballet me Real Madridin edhe në Champions League. Ai kujtoi përballjen e parë të Marcus Rashford në “Santiago Bernabéu”, duke theksuar se një futbollist e kupton rëndësinë e këtij dueli vetëm pasi e përjeton. “Me Real Madridin nuk jemi përballur kurrë në Champions dhe do të doja të luanim kundër tyre në Champions”, u shpreh Yamal. Sipas tij, futbollistët që...
Burimi:
javanews.al