Në Bibliotekën Kombëtare prezantohet libri dhe ekspozita për Nënë Terezën
2 September, 2026 - 23:32 Më 5 shtator 2026, në ora 14:00, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë do të mbahet një aktivitet shkencor, kulturor dhe dokumentar kushtuar Shën Nënë Terezës, në kuadër të 10-vjetorit të shenjtërimit të saj. Gjatë aktivitetit do të promovohet libri me autorë Prof. Dr. Skender Asani dhe Dr. Albert Ramaj, i cili përmban dokumente, fotografi, letra dhe artikuj të botuar në periodikët katolikë “Katoličke Misije” dhe “Blagovest”. Në kuadër të ngjarjes do të hapet edhe një ekspozitë dokumentare kushtuar Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës. Ekspozita përbëhet nga 30 panele me fotografi, dokumente, faksimile dhe materiale historike. Përmes këtyre materialeve, vizitorët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me rrugëtimin e Gonxhe Bojaxhiut nga Shkupi...
Burimi:
kultplus.com