Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm

Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm

Bashkimi Evropian synon që vendet që do të anëtarësohen në të ardhmen, të mbeten nën mbikëqyrje të shtuar për sundimin e ligjit deri në 15 vjet pas anëtarësimit. Ky është thelbi i strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerimin, e cila u prezantua më 6 tetor. Qëllimi është që blloku të mos ketë më një tjetër Viktor Orban, apo, siç u shpreh më herët komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, të mos pranojë “kuaj troje” që do të aktivizoheshin pas anëtarësimit në BE. Ish-kryeministri hungarez, Orban, i cili qëndroi në pushtet për 16 vjet, e përdori shpesh të drejtën e vetos për të bllokuar ose vështirësuar vendimmarrjen e BE-së në politikën e jashtme - nga sanksionet kundër Rusisë deri te ndihma financiare për Ukrainën. Por,...