Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta, Akademia e Shkencave përkujton arkeologun e shquar, Hasan Ceka

Në 28-vjetorin e ndarjes nga jeta, Akademia e Shkencave përkujton arkeologun e shquar, Hasan Ceka

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përkujtoi sot arkeologun dhe studiuesin e shquar Hasan Ceka, në 28-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke vlerësuar kontributin e tij në themelimin dhe zhvillimin e arkeologjisë shqiptare. I lindur më 2 gusht 1900 në Elbasan, Ceka ishte një nga figurat themeluese të kërkimit arkeologjik në Shqipëri. Pas studimeve në Vjenë, ai u kthye në atdhe në vitin 1930 dhe nisi veprimtarinë e tij shkencore në Bibliotekën Kombëtare, ku krijoi edhe një koleksion arkeologjik. Më pas, përfaqësoi shtetin shqiptar pranë misioneve të huaja arkeologjike në Apoloni dhe Butrint. Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apoloni, ndërsa nga viti 1956 ia kushtoi një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së tij kërkimore këtij qyteti antik. Gjatë gërmimeve kontribuoi...