Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët
Eksperti i ekonomisë, Igli Tola, i ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit”, e ka cilësuar pozitive vendimin e qeverisë për ndryshimin e tatimit mbi pagat. Sipas Tolës, ulja e tatimit do t’u mundësojë qytetarëve të kenë më shumë të ardhura neto, të cilat mund të përdoren për të mbajtur konsumin, në një kohë kur inflacioni ka prekur si shtresën e mesme, ashtu edhe atë me të ardhura të ulëta. “Është pozitive. Kjo e ardhur shtesë që u ngelet në neto mund të përdoret për të mbajtur të karikuar konsumin. Inflacioni ka prekur si shtresën e mesme, ashtu edhe shtresën e varfër. Nuk dihet realisht se sa do të përfitohet dhe nuk e dimë mbi çfarë studimi është arritur në këtë vendim”, u shpreh Tola.
Burimi:
javanews.al