Ndryshon skenari në ditën e 94/ Protestuesit bllokojnë hyrje-daljet e Kryeministrisë, Policia dhe autobotët në gatishmëri
TIRANË- Tensionet janë rikthyer në protestën e ditës së 94-t përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kanë bllokuar hyrje-daljet e godinës. Situata është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit. Forcat e policisë kanë tentuar të largojnë qytetarët nga zona pranë Kryeministrisë, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar dhe kanë vijuar qëndrimin e tyre. Në gatishmëri ndodhen edhe autobotët e Policisë, ndersa efektivët janë pozicionuar përballë protestuesve. Qytetarët vijojnë protestën dhe thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Rama jep dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që dëgjohet gjatë tubimit, ndërsa protestuesit shprehen te vendosur prr të vijuar qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë. Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e policisë qëndrojnë në gatishmëri./ZËRI
Burimi:
zeri.ai