Ndryshon mosha për pranim në Policinë e Shtetit, Ministri i Brendshëm firmos urdhrin: Mund të aplikojnë edhe persona deri në 40 vjeç (VIDEO)
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, firmosi urdhrin për rishikimin e kufirit të moshës për pranimin në Policinë e Shtetit, duke zgjeruar mundësitë për të rinjtë, profesionistët me përvojë dhe punonjësit që vijnë nga struktura të tjera të sigurisë. Sipas Lamallarit, vendimi vjen në përgjigje të kërkesave të shumta të adresuara te ministri përmes rrjeteve sociale dhe komunikimeve të drejtpërdrejta, nga qytetarë që dëshirojnë t’i bashkohen Policisë së Shtetit dhe të kontribuojnë për sigurinë e vendit dhe qytetarëve. Sipas urdhrit, kufiri i moshës për pranimin në Polici rishikohet deri në 35 vjeç për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe synojnë të angazhohen në role zbatuese, përfshirë shërbimin në Patrullën e Përgjithshme, përmes ndjekjes së Kolegjit Bazë. Brenda të njëjtit kufi...
Burimi:
argjiroja.net