Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa në vendimin bazë për dokumentet e identitetit të shtetasve shqiptarë, duke përfshirë zyrtarisht në kuadrin rregullator procedurat dhe mënyrën e shpërndarjes së letërnjoftimeve elektronike. Vendimi i ri, i ndërmarrë me propozim të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe në mbështetje të Kushtetutës e ligjit “Për letërnjoftimin elektronik dhe digjital të shtetasve shqiptarë”, plotëson vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 253, datë 27.4.2007. Sipas tekstit të miratuar, titullit të vendimit bazë i shtohet togfjalëshi “, … si dhe mënyrën e shpërndarjes …”, duke zgjeruar fushën e veprimit të vendimit. Nëpërmjet shtimit të pikës 2/1, miratohet aneksi nr. 3 bashkëlidhur vendimit, i cili normon konkretisht mënyrën se si do të kryhet shpërndarja e letërnjoftimeve elektronike për qytetarët. Ndërkaq,...
Burimi:
javanews.al