Ndryshimet në Polici/ Kush pritet të drejtojë 5 komisariatet ku gara ishte e hapur

Ndryshimet në Polici/ Kush pritet të drejtojë 5 komisariatet ku gara ishte e hapur

Zbardhet lista me emrat fitues që garuan për postin e shefit të komisariatit në pesë vende vakante në të gjithë vendin. Komisioni i Vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit përfundoi fazën e pikëzimit, për garuesit. Për t’u emëruar shef komisariati në pesë vendet vakante, Komisariati nr. 2 Tiranë, Rinas, Himarë, Komisariati i Kufirit Dibër dhe Komisariati i Kufirit Sarandë, aplikuan 50 oficerë policie me gradat “nënkomisar”, “komisar” dhe “kryekomisar”. Pas fazës paraprake për verifikimin e dokumentacionit, komisioni kualifikoi 46 oficerë. Por, në fazën intervistuese morën pjesë 42 prej tyre, pasi 4 punonjës policie u tërhoqën nga gara....
Burimi: Opinion.al