Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Petraj: Për veprat me dënim nën 5 vite, të mos jepet “arrest me burg”

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Petraj: Për veprat me dënim nën 5 vite, të mos jepet “arrest me burg”

Avokati Edmond Petraj thotë se me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, nxirret në pah roli dhe fuqia e avokatëve. Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Petraj u shpreh se provat e mbledhura nga prokurori, duhet t’i dorëzohen avokatit. Sipas tij, veprat penale nën 5 vjet burg nuk kanë rrezikshmëri shoqërore. “Janë munduar të sjellin në pah rolin dhe fuqinë e avokatëve. Avokati është pjesa më e mënjanuar. Marrëdhënia tani për të realizuar, nene të veçanta për masat e sigurisë, ka qenë element që edhe prokurorët e përgjithshëm, që nga 2005, kanë kërkuar që nën 5 vjet, të mos jepet arrest me burg. Por vazhdimisht nuk u mor parasysh dhe ishte prokurori ai që vendoste, sesi do të jepte hetimin për një vepër të caktuar...